Shoqërohet në polici 15-vjeçari

Një konflikt në familje ka përfunduar në përdorimin e armëve në qytetin e Vlorës pasi një 25-vjeçar është plagosur me pistoletë.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Xhuliano Muçaj, ndërsa autori dyshohet se është kunati i tij, 15-vjeçari me inicialet E.K.

Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar dy herë mbi të riun me armën e babait të tij, i cili është punonjës i paraburgimit të Vlorës.

Për ngjarjen janë shoqëruar në komisariat babë e bir, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan