Një i ri është plagosur me armë zjarri mengjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta.

Ndue Ndoja ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën 27 vjeçarin Ervis Murati banues në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor./tvklan.al