Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Koplik mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Policia ka identifikuar edhe autorin dhe po vijon punën për kapjen e tij. Ndërkohë 32-vjeçari i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 29.02.2024,  rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit”, njoftoi policia.

Ndërkohë policia po vijon edhe hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje./tvklan.al