Një 35-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në pedonalen e qytetit.

Rrethanat e plagosjes mbeten të paqarta, ashtu sikurse autorët e saj. Policia thotë se 35-vjeçarja me iniciale L. J., fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet nisën punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Për këtë janë ngritur kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës./tvklan.al