Plagoset me armë zjarri një 25-vjeçar në Durrës



Plagoset me armë zjarri një 25-vjeçar në Durrës

19:54 22/03/2021

Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare të policisë thonë se i plagosur nga kjo ngjarje, që dyshohet se erdhi pas një konflikti të çastit, ka mbetur 25-vjeçari Arbër Tivari. Ai mësohet se është plagosur në dorë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Alket Buçpapaj, për kapjen e të cilit janë ngritur pika kontrolli. Burime të policisë thonë se Buçpapaj ka qenë i dënuar më parë me 2 vjet burg për armëmbajte pa leje dhe ka dalë nga burgu në Janar të vitit të shkuar.

Ndërkohë, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al







Të ngjashme