Policia identifikon autorin, vijon puna për kapjen e tij

Një 29-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e kësaj të diele në fshatin Mabë të Lezhës. Shkak për ngjarjen, sipas policisë, u bë një konflikt i çastit mes 29-vjeçarit me iniciale O.S dhe 40-vjeçarit D.R.

29-vjeçari mbeti i plagosur në dorë. Ai u transportua në spital, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes./tvklan.al