Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar



Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar

21:06 29/05/2020

Policia identifikon autorin

Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në Peqin. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, pas një konflikti të çastit.

31-vjeçari Besmir Hakballa mbeti i plagosur në këmbë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, autoritetet policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, me iniciale A.M.

Efektivët e policisë po punojnë për kapjen e tij, ndërsa një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al



Të ngjashme