Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:30 në Patos.

Sipas policisë, 52 vjeçar me inicialet E.F, banues në Patos është plagosur në rrethana ende të paqarta. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/tvklan.al