Nënë e bir kanë mbetur të plagosur rreth orës 20:10 në lagjen nr.12 në Durrës. Dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit me fqinjin 45-vjeçar Zyber Juba për vendin e parkimit.

Fillimisht 45-vjeçari i ka goditur me sende të forta e më pas ka plagosur në këmbë 23-vjeçarin Flamur Çerma, por edhe nënën e tij 45-vjeçe, e cila ndodhej aty në momentin e konfliktit.

Të dy janë dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar Zyber Juba është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Bashkë me të është arrestuar edhe vëllai i tij, Erges Juba, si bashkëpunëtor në ngjarjen ku mbetën të plagosur nënë e bir.

Arrestimi i tij pas dëshmisë se të plagosurve, të cilët pohuan se ka qenë i pranishëm në vendin ku ndodhi ngjarja dhe është përfshirë në konflikt.

Klan News