50-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një punëtor i Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mbeti i plagosur paraditen e së enjtes, pasi u godit me mjete të forta nga banorët e Unazës së Re. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të doganës, gjatë kohës kur punonjësi ishte në krye të detyrës.

“Punonjësi i IKMT, Albert Bitraj, kishte ardhur për t’ju komunikuar banorëve që preken nga Unaza e Re mbi afatin që duhet të linin shtëpitë. Ai është goditur prej tyre me mjete të forta që i kanë lënë dëmtime në kokë dhe në duar.”

50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë shërbimin mjekësor. Forca të shumta policisë zunë vend në afërsi të rrethrrotullimit për të evituar një përshkallëzim të situatës.

Banorët që preken nga zgjerimi i Unazës së Re protestojnë prej më shumë se 1 viti duke kërkuar dëmshpërblim të banesave dhe bizneseve të tyre, një pjesë e tyre të pa legalizuara.

Tv Klan