Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Cërrik pas një sherri me një bashkëmoshatar. I plagosuri është 15-vjeçari me iniciale P.M., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë autori i dyshuar është bashkëmoshatari N.P. rreth 15 vjeç, i cili u ndalua nga policia menjëherë pas ngjarjes dhe u shoqërua në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al