Një adoleshent është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve policore, i plagosuri është një 17-vjeçar me iniciale E.Z., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e ngjarjes. Ai është me iniciale M.I. dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /tvklan.al