Një 30-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zagorçan të Pogradecit. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është F.Ç., i cili u arrestua nga policia.

Ndërsa i plagosuri me iniciale D.R. është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /tvklan.al