Një sherr mes dy personave ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Autoritetet sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” dhe nga hetimet e deritanishme sherri ka qenë për motive të dobëtaa.

I plagosur ka mbetur Klodian Toska, rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Klan News, Toska është plagosur në dorë dhe ai është shoqëruar nga efektivët drejt spitalit. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur shumë qytetarë, duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve në zonën ku ndodhi plagosja.

Ndërkohë policia sqaron se autori i ngjarjes dyshohet se është  F. Sh, i cili është shpallur në kërkim.

Lidhur me këtë ngjare është ngritur një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj./tvklan.al