Plagoset me thikë 61-vjeçari në Berat

Foto ilustruese


Plagoset me thikë 61-vjeçari në Berat

11:19 10/04/2021

Merr plagë të shumta në trup dhe ndodhet nën kujdes mjekësor

Një 61-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Samaticë të Beratit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti të çastit.

Uniformat blu njoftojnë se pas ngjarjes kanë vënë në pranga një 47-vjeçar banues në fshatin Samaticë i cili goditi me mjetin presës 61-vjeçarin.

Mësohet se ky i fundit ka marrë plagë të shumta në trup dhe është transportuar për në spitalin rajonal të Beratit ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Klan News







Të ngjashme