Ngjarja në Gjirokastër. Policia ndërhyri gjatë një konflikti në familje

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në Gjirokastër, gjatë kohës që ndërhyri për të shuar një konflikt në familje. Burime paraprake bëjnë të ditur se policia u njoftuan për një konflikt në një familje.

K. Ahmetaj, një person i cili dyshohet se është me probleme mendore, u konfliktua me familjarët e tij të cilët i kërcënoi me thikë.  

Gjatë kohës që ndërhynë për të neutralizuar agresorin, ky i fundit mësohet se e goditi efektivin e policisë me thikë në gjoks. I plagosuri me iniciale E.L ndodhet në reanimacion, nën kujdesin mjekësor.

Klan Plus