Tiranë- Një 21-vjeçar me inicialet I. M., është plagosur me thikë pasditen e kësaj te enjte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur.

Sipas policisë i riu është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e saj si dhe kapjen e autorit.

/tvklan.al