Vlorë | Në orës 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me thikë A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al