Ndalohet autori i ngjarjes

Një sherr për motive të dobëta ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës thikë ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë në fshatin Kallm i Vogël, njofton policia e qytetit të Fierit.

43- vjeçari me inicialet M.K, banues në Fier gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç. Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes ndërsa i plagosur është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./tvklan.al