Uniformat blu të komisariatit nr. 3 në kryeqytet kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.

Policia njofton se pas telefonatës të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar 68-vjeçarin me inicialet J.V. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

68-vjeçari rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit  F.L,  56 vjeç, dhe pas një konflikti  për motive të dobëta, e kishte plagosur  me mjet prerës (thikë).

I plagosuri pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al