Një ngjarje është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ku një person është plagosur me thikë pas një debati.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, dyshohet se ai ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e konfliktit.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes
“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
./tvklan.al