Një vajzë 9-vjeçare mbeti e plagosur në aksident pasditen e kësaj të enjteje në Maliq. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas.


Sipas policisë, shoferi i automjetit ku udhëtonte e vogla humbi kontrollin duke dalë nga rruga. E mitura u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti./tvklan.al