Një 7-vjeçar mbeti i plagosur paraditen e kësaj të premteje në Shkodër, nga përplasja e 2 makinave. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”. 7-vjeçari mësohet se udhëtonte me mamanë e tij kur kjo e fundit u përplas me mjetin tjetër. I mituri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C. Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat./tvklan.al