Policia e Vlorës në kërkim të autorit

Një burrë mbeti i plagosur këtë të mërkurë në Vlorë, pasi u godit me thikë. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Kushtrimi”, rreth orës 10:30. Sipas policisë, i plagosur nga kjo ngjarje mbeti një 77-vjeçar me iniciale M.M., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj plagosjeje, shkaqet e së cilës momentalisht mbeten të panjohura. Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij./tvklan.al