Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish lokalit Drenica, në lagjen Nr.13,  rreth orës 18:40, ku i plagosur ka mbetur 42-vjeçari me inicialet  H.K. Konflikti ka qenë midis dy personave me inicialet A.K. -36 vjeç dhe E.P. 22- vjeç, banues në Shijak  me pronarin e lokalit,  me inicialet D.B.

Në momentin që ka ndodhur konflikti, në ambientet e lokalit ka qenë i pranishëm si klient edhe shtetasi H.K., i cili ka tentuar të qetësojë situatën, por fatkeqësisht është plagosur.

Disa orë pas ngjarjet është bërë i mundur dhe arrestimi i autorëve, A.K.  dhe E.P., të cilët sipas policisë kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, janë dajë dhe nip.

Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se  42- vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al