Fier- Një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës pasditen e së shtunës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25, ku 46 vjeçari me inicialet E.H banues në Patos, është dëmtuar me mjet prerës dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, por policia bëri të mundur arrestimin e autorit disa orë më vonë.
Në pranga ra shtetasin A.M, 45 vjeç, banues në Patos. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
/tvklan.al