

Plagoset punëtori, bie nga lartësia në një pallat në ndërtim
Një punëtor ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet rreth orës 16:40.
Mësohet se punëtori, një 53-vjeçar me iniciale R.X., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al