Ka zgjatur pak orë arratia e Kledi Çyrbja,18-vjeçarit i cili mesditën e kësaj të shtune plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar në Shijak.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se ka mundur ta verë në pranga autorin e dyshuar. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 13:20 dhe sipas policisë erdhi si pasojë e një konflikti të çastit.

I plagosuri, 30-vjeçari Saimir Bega u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 18-vjeçari u largua në vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak kohë më pas./tvklan.al