Një i ri është arrestuar nga policia e Dibrës në bashkëpunim me atë të Bulqizës, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Në pranga ka rënë  A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në datën 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës,  në afërsi të disa magazinave gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga policia e kryeqytetit./tvklan.al