Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për evidentimin, lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Kroacia drejt vendit tonë, i Xhino Aliços, 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10 Mars 2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për  veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29 Maj 2020.

Më datë 11 Qershor 2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, një person duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë./tvklan.al