Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e një plagosjeje të ndodhur të martën në fshatin Guri Zi. Në një njoftim për mediat sqarohet se në pranga ka përfunduar Paulin Paloka, 44 vjeç, banues në fshatin Juban.

Të martën, pas një konflikti për motive të dobëta, Paloka ka goditur sëpatë 54-vjeçarin I. D, dhe më pas është larguar. I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë./tvklan.al