Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar. Autoritetet bëjnë me dije se i riu me iniciale Çesk Sufaj ka plagosur me thikë një 17-vjeçarin me iniciale D.K.

Mësohet se këta dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta, por sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

21-vjeçari akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe lidhur me këtë ngjarje ka nisur hetimet Prokuroria e Shkodrës./tvklan.al