Një 30-vjeçar mbeti i plagosur dy ditë më parë në kryeqytet pasi u godit me thikë. Në një njoftim zyrtar për mediat këtë të martë, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj plagosjeje.  

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 24 vjeç, pasi me datë 13.06.2021, ka goditur me një mjet prerës shtetasin L. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia në njoftimin për media./tvklan.al