Një i ri përfundoi në prangat e policisë së Shkodrës këtë të diel, si autor i dyshuar i një plagosjeje me thikë. I arrestuari është 25-vjeçar me iniciale Q.M., banues në lagjen “Bahçallëk” të këtij qyteti. P

olicia thotë se mbrëmjen e së shtunës ai ka plagosur me thikë një person. Shkak është bërë një konflikt i çastit, i ndodhur në lagjen “Iliria”. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 25-vjeçari i arrestuar rezulton i dënuar në të shkuarën për veprën penale “Vjedhje”, e tanimë akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje”./tvklan.al