Masakroi me thikë të moshuarin në mes të lokalit, arrestohet autori


Masakroi me thikë të moshuarin në mes të lokalit, arrestohet autori

08:56 22/09/2020

Rizan Aliu, 45-vjeçari i cili 4 ditë më parë plagosi me thikë dy persona në një lokal në Kavajë, ka përfunduar në prangat e policisë. Pasditen e 16 Shtatorit, Aliu hyri në një lokal në Kavajë dhe goditi barbarisht disa herë më thikë një të moshuar.

Fillimisht ai e goditi Besnik Çelmetën me grushta, siç shihet edhe në videon më poshtë, e cila u publikua nga ish-Kryeministri Berisha. Më pas, 45-vjeçari e goditi Çelmetën barbarisht me thikë disa herë. Në tentativë për të ndërhyrë, i plagosur mbeti edhe pronari i lokalit.

Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se dyshohet që konflikti ka ardhur për motive të dobëta./tvklan.al



Të ngjashme