Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

R. M. më datë 17 Shtator të vitit të kaluar, në Babrru në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./tvklan.al