Policia e Krujës ka vënë në pranga një 42-vjeçar. Sipas policisë është arrestuar 42-vjeçari Fatmir Rrahmani, i cili akuzohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të 61-vjeçarit Arben Dedja.

Dedja mbeti i plagosur dje rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë.

61-vjeçari, mësohet se është pronar i një fasonerie dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me këtë plagosje dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë, që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al