Abedin I., 56 vjeç dhe djali i tij 22-vjeçar janë autorët e plagosjes së Mikel Shirës. 18-vjeçari u plagos me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje në zonën e Selitës.

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës thotë se ka mundur të arrestojë 56-vjeçarin, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e tij S. I.

Sipas autoriteteve policore, babë e bir e plagosën 18-vjeçarin Shira pas një konflikti për motive të dobëta. I riu mori dëmtime në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 22-vjeçarit.

/tvklan.al