Policia e Fierit ka ndaluar dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 19 – vjeçari, ngjarje e ndodhur më herët gjatë ditës së sotme. Në një njoftim për mediat, policia thotë se gjatë kontrollit në banesë autorit të dyshuar i gjeti dy pistoleta dhe municion luftarak.

“Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45 , është plagosur me armë zjarri në këmbë R.Gj, 19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se: E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me pistoletë R.Gj”

, thuhet në njoftim.

Policia ka shoqëruar edhe 3 persona të tjerë, të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al