Ende në kërkim 2 vëllezër nga Tepelena

Policia vë në pranga njërin nga personat e dyshuar si autor të plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi dhe një turisti në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sarandë. Është arrestuar 33-vjeçari nga Tepelena Redjan Hadëri.

Në kërkim për këtë ngjarje janë 2 vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi 33 dhe 35 vjeç edhe këta nga Tepelena. Redjan Hadëri është një person me precedentë penalë në të kaluarën. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 minuta të së cilës kur Iljadhi sapo kishte dalë nga një lokal në pronësi të tij në këtë qytet.

Sipas policisë ai është konfliktuar me autorët për motive të dobëta, por që kanë përfunduar me përdorimin e armëve. 3 të rinjtë nga Tepelena kanë nxjerrë një kallashnikov dhe kanë hapur zjarr duke e plagosur rëndë 35-vjecarin Iljadhi.

Plumbat plagosën edhe një turist shqiptaro amerikan që u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes. Biznesmeni Spiro Iljadhi është në gjendje të rëndë në spital ndërsa turisti është jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan