Policia e Tiranë ka shpallur sot në kërkim dhe dy persona të tjerë si të përfshirë në plagosjen e dy të rinjve që ndodhi një natë më parë në Tiranë.

Mësohet se pas hetimeve të thelluara janë shpallur në kërkim Njazi Kulla 25 vjedhe Besard Pashkaj 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes Aldo Gjini.

Plagosja ndodhi në afërsi të “Qytetit Studenti”, ku pas një sherri për gërvishtjen e një makine, Gjini ka nxjerr armën dhe ka plagosur Altin Gjokën dhe Jetmir Marashin./tvklan.al