Kreu i qeverisë, Edi Rama, tha se rasti i plagosjes së një pronari lokali në Sarandë ishte një ngjarje kriminale.

Në një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, Rama u shpreh se do duhej që të kishte pasoja të rënda, deri në shkarkimin dhe ndjekjen penale të gjithë Komisariatit të Sarandës.

Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë, jo në hetimet administrative e masa ordinere. Por përjashtimi ndëshkimi penal të personave përgjegjës. 

Nuk mundëm të ndahemi nga opinioni publik kur Policia e Shtetit, e Sarandës lejon një arenë zhurme, ahengu, shëmtie pas mesnatës që mbaron me plumba“, tha Rama./tvklan.al