Partia Demokratike i është përgjigjur reagimit të Kryeministrit Edi Rama për ngjarjen e djeshme në Kavajë, ky ku i fundit tha se plagosja nuk kishte asnjë motiv politik. PD në një deklaratë për mediat akuzon Ramës se merret me gënjeshtra e manipulime ndërkohë që autorët nuk janë arrestuar akoma.

Më tej në deklaratë theksohet se ngjarja e djeshme është një krim elektoral kundër demokracisë.

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”, shkruan PD.

Më herët Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale theksohet se ngjarja nuk kishte asnjë motiv politik dhe se autori nuk është militant i PS./tvklan.al