P.Merlika, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Krujë është vetëdorëzuar në polici (Lexo më shumë). Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se sherri mes 43-vjeçarit dhe të plagosurit ndodhi për motive të dobëta. Kujtojmë se i plagosur nga kjo ngjarje mbeti 57-vjeçari, A.Goga. Ky i fundit vijon të qëndrojë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, tha Policia e Krujës në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al