Plagosja në Laç, policia zbardh ngjarjen

Plagosja në Laç, policia zbardh ngjarjen

10:00 11/08/2019

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 persona

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e së shtunës ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.Martini. Policia njofton se ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të 19- vjeçarit që ndodhet në spital.

Policia njofton se ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e dy autorëve, G.R. 21 vjeç, banues në Laç i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”  dhe  A.M. ( L.), 25 vjeç, banues në Laç për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT