Policia e Shkodrës ka mundur të zbardhë ngjarjen e mbrëmjes së të shtunës ku mbeti i plagosur një person. Për pasojë është shpallur në kërkim një 26-vjeçar si autor i dyshuar i ngjarjes.

“Ky shtetas mbrëmjen e  datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër”, njoftoi policia.

Pas konfliktit, ai ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar. Por plumbi ka bërë rikoshet dhe ka lënduar një banues në lagjen Guerrile me iniciale D.Q.

Ai është jashtë rrezikut për jetën ku fatmirësisht pasi mori mjekim la ambientet e spitalit. Vijon puna për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”./tvklan.al