Presidenca ka reaguar pas plagosjes që ndodhi në zyrën e PD-së në Kavajë pasditen e kësaj të hëne. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi thuhet se kreu i shtetit po ndjek me shqetësim situatën në Kavajë.

Pritet që Presidenti të udhëtojë urgjentisht drejt Kavajës pas një interviste që pritet të japë në televizion lokal në Elbasan. Kreu i shtetit ndodhet në këtë qytet për një iftar të organizuar nën kujdesin e tij me klerikët lokalë të komuniteteve fetare.

Po ashtu kreu i shtetit fton qytetarët e Kavajës që të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit”, thuhet në njoftim.

Bledar Okshtuni, sekretar i PD-së në Kavajë mbeti i plagosur pas të shtënave me armë brenda zyrës elektorale të PD-së. Autori i kësaj ngjarje  është Ndriçim Jonuzi alias Ndriçim Tahiri. Ky person është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.

Ndërkohë në Kavajë ndodhet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. /tvklan.al