Babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës këtë të premte, për akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë.

Edmond Merkaj, 53 vjeç dhe Edjano Merkaj, 23 vjeç, mbrëmjen e së enjtes goditën me thikë një 27-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ndodhi në zonën e “Komunës të Parisit” dhe sipas policisë, shkak u bë një konflikt për motive të dobëta. Fatmirëisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al