Plagosje me armë në Babrru

Plagosje me armë në Babrru

12:38 18/06/2017

Një person u plagos me armë pas një grindjeje për motive banale ne rrugën “Asim Vokshi”, të Babrrusë.

Uliks Meço, i njohur edhe me emrin Platin Nuzi, 36 vjec, u qëllua me pistoletë nga Ladimir Kallja, 24 vjeç.

Policia tha se ata janë konfliktuar fillimisht në një lokal të zonës, ku kishin konsumuar alkool.

Në grindje e sipër, Ladimir Kallja, ka nxjerrë pistoletën që e kishte pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të 36-vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja.

Në pak kohë u arrestua edhe autori i krimit, të cilit iu gjet edhe arma e krimit.

Ndaj tij policia ngriti akuzën  e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, si dhe të armëmbajtjes pa leje. TV KLAN
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI