Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kurbin rreth orës 12:10. I plagosuri është me iniciale Y.I., njofton policia.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Autoritetet policore dhe FNSH po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /tvklan.al